
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj një gjinekologu në Prishtinë, në një rast që ka alarmuar edhe njësitë për trajtimin e mjeteve shpërthyese.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje rreth arrestimit të Burhan Mavriqit.
Ai dyshohe për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’ bazuar nga neni 181 si dhe “Lëndim i lehtë trupor” neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Në kuadër të veprimeve hetimore, gjatë bastisjes së realizuar në vendbanimin e të dyshuarit janë sekuestruar një telefon celular, një palë rrobe sportive si dhe një paisije (çip), të cilat dyshohet se janë përdorur dhe që kanë lidhje me rastin nën hetim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Andaj, Prokurori i shtetit, brenda afati ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, po vazhdon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndryshe, Veliu ishte sulmuar para disa ditësh derisa ishte duke hyrë në veturë, ai ishte goditur me një mjet metalik. Po ashtu, para disa ditësh në hyrje të ordinancës së tij është hedhur edhe një grantë dore.