Sulmi ndaj gruas së zëvendësministrit Pupovci, nga Fakulteti i Mjekësisë flasin për Insajderin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmi ndaj gruas së zëvendësministrit Pupovci, nga Fakulteti i Mjekësisë flasin për Insajderin

    Insajderi
    10 May 2022 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë, ka ndodhur një rrahje, ku një prind i një studenti dyshohet se ka rrahur profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci.

    Pupovci është gruaja e zëvendësministrit, Dukagjin Pupovci e cila u përfshi në këtë konflikt sot ku dyshohet se për motiv kishte mosmarrëveshjen profesor – student, me ç’rast prindi i studentit, i pakënaqur nga ankesat e djalit të tij, dyshohet se ka grushtuar profesoreshën dhe e ka sulmuar me mjet të fortë (gotë qelqi).

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

    ”Sot rreth orës  14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë,  një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person ( femër) , e cila është dërguar  për trajtimin e nevojshëm  mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, thuhet në përgjigjen e policisë për Insajderin

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me prodekanin e këtij fakulteti, Valon Krasniqi i cili gjithashtu e konfirmoi rastin dhe i njëjti tha se ishte lajmëruar nga sekretarja e katedrës.

    “Po, sot sekretarja e ka raportuar rastin tek ne edhe stafi akademik, për shkak se policia ka filluar të merret me rastin nuk kishim mundësi të përfshihemi më shumë, ndërkaq tani menjëherë do ta kontaktojmë dhe do të interesohemi për gjendjen e saj”, tha Krasniqi për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark