×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi ndaj zyrtarëve policorë në Gjakovë – gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve

    Insajderi
    12 August 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve Gj.P. dhe P.I. për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe pengim të tyre në kryerje të detyrës.

    Të njëjtit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar dhe pengimin e personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

    “Sipas kërkesës, “me datë 10.08.2024 rreth orës 23:20 min, në Gjakovë në afërsi të lokalit “B.Z.”, natën kritike përderisa i dëmtuari kishte vërejtur se një person kishte dëmtuar një pasqyrë të motoçikletës që ishte e parkuar tek lokali i lartcekur, i njëjti i’u benë me dije që të ndalën, e me pas i’u prezantohet se është polic, me ç ‘rast të njëjti fillimisht i drejtohen me fjalët “kush je ti me na ndal” e me pas që të dy të pandehurit e kapin për fyti të dëmtuarin e shtynë duke e përplasur për toke, e tërë kohën mundon që t’ia marrin armën zyrtare nga brezi, ku si pasojë e këtyre veprimet të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, thyerje të gishtit të dorës, të cilat janë përshkruar në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali rajonal “Isa Grezda” Gjakovë”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

    “Të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje me përdorimin e forcës tentojnë të pengojnë personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtar dhe atë zyrtarët policor/të dëmtuarit E.G., A.H. dhe E.P., në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit ishin në detyrë zyrtare, përkatësisht pas pranimit të informatës nga baza lidhur me rastin e lartcekur, pasi të njëjtit i përgjigjen rastit dhe të pandehurve u bëhet me dije se janë të arrestuar të njëjtit refuzojnë dhe vazhdojnë duke rezistuar- pengojnë arrestimin e tyre.”

    Me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe ”Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

    “Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 10 gusht 2024 dhe do të zgjasë deri më 09 shtator 2024”, vijon njoftimi.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark