Sulmi në Australi, vritet një 29 vjeçar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi në Australi, vritet një 29 vjeçar

    Insajderi
    06 June 2017 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pengmarrje ka ndodhur në Melbërn të Australisë, të cilës i është dhënë fund nga ndërhyrja e policisë, që po e trajton ngjarjen si “incident terrorist”.

    Forcat speciale të policisë kanë mbërritur në një apartament pas sinjalizimeve për një shpërthim dhe gjetën një burrë të vdekur në korridor.

    Ndërkohë, një person tjetër, i identifikuar si Yacqub Khayre, ishte i armatosur me një pushkë të tipit shotgun dhe mbante peng një grua.

    Khayre, 29 vjeç, telefonoi një radio gjatë pengmarrjes për të komunikuar se po vepronte në emër të Shtetit Islamik. Edhe vetë grupi terrorist më vonë, përmes një deklarate mori përsipër përgjegjësinë.

    Megjithatë, policia deklaron se nuk ka prova për një pistë të tillë. Tre efektivë të policisë mbetën të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me Khayre, që nga ana e tij mbeti i vrarë. Ndërkohë, gruaja që mbahej peng ka dalë e palënduar.

    Shefi i policisë së Viktorias, Graham Ashton deklaroi se personi që policia gjeti të vdekur që në fillim ishte një punonjës i ndërtesës, që ndodhej në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

    Autoritetet po hetojnë nëse pengmarrësi 29-vjeçar, një shtetas australian me origjinë somaleze, mund të jetë shtirur si karrem për të tërhequr policinë në lagjen e pasur Brajton, me qëllim që të përballej me ta.

    Kryekomisari Ashton deklaroi se komentet e bëra nga Khayre, që i referoheshin ISIS dhe Al Kaedës, kanë nxitur hetimet në pistën e terrorizmit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark