Ministri i brendshëm irakian ka thënë se ka dhënë dorëheqje pas një prej sulmeve më të rënda në Bagdad prej okupimit të udhëhequr nga amerikanët në vitin 2003.
Mohammed Ghabban ka thënë sot se një nga zëvendësit e tij do e marrë përsipër ministrinë.
Ky vendim ndodhi pasi së paku 175 persona janë vrarë kur një kamion i mbushur me eksploziv është shpërthyer në një zonë tregtare të Bagdadit më 3 korrik, derisa shumë familje kryenin blerjet për të shënuar fundin e Ramazanit.
Grupi militant, Shteti Islamik që kontrollon pjesë të mëdha në veri dhe perëndim të Bagdadit në vitin 2014, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se një sulmues vetvrasës irakian e ka kryer atë.
Qeveria ka shpallur tri ditë zie pas shpërthimit.
Ghabban gjithashtu ka thënë se vetura bombë ka shkuar te vendi i shpërthimit nga Krahina Diyala, ndërsa pikat e kontrollit të vendosura nëpër tërë Bagdadin janë “absolutisht të padobishme”.