Sot Ukraina kreu sulme masive në qytetin rus Belgorod. Deri më tani thuhet se kanë vdekur 14 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Rusia ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet. Gjithashtu Moska ka akuzuar Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe se janë përgjegjëse për sulmin të cilin e konsideron terrorist.
“Përgjegjësia për sulmin terrorist në Belgorod bie mbi vendet e BE-së që furnizojnë me armë terroristët e Kievit që përdorin municione kundër civilëve dhe Britania e Madhe që në koordinim me SHBA, nxit regjimin e Kievit”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Residents of #Belgorod publish numerous evidences of the consequences of the strikes. Cars are on fire in the city center, smoke rises in residential areas. pic.twitter.com/6dQulSPTEx
— NEXTA (@nexta_tv) December 30, 2023