Sulmi në ditën e parë të Ramazanit – 12 afganë të vrarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi në ditën e parë të Ramazanit – 12 afganë të vrarë

    Insajderi
    27 May 2017 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së paku 12 vetë janë vrarë nga një sulm me makinë-bombë në qytetin Khost në pjesën lidore të Afganistanit.

    Sulmi ka ndodhur sot në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Shefi i policisë së qytetit Khost, Faizullah Ghairat, tha se ishte sulmuar një konvoj i forcave të milicisë lokale të stërvitura nga Shtetet e Bashkuara.

    Zoti Ghairat i tha Radios Evropa e Lirë se në mesin e tetë personave të plagosur ishin edhe dy fëmijë.

    Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar këtë sulm.

    Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

    Zëdhënësi i tyre, Zabibullah Mujahid, tha se nga ky sulm janë vrarë 22 ushtarë, njofton rel.

    Nga një sulm i djeshëm i talibanëve kundër një baze të armatës afgane në Kandahar, janë vrarë së paku 15 ushtarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark