Sulmi në Dortmund: Nuk ka prova kundër irakianit të arrestuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi në Dortmund: Nuk ka prova kundër irakianit të arrestuar

    Insajderi
    13 April 2017 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurorët gjermanë thanë se nuk ka prova se një person irakian, i cili është ndaluar pas shpërthimeve me bomba pranë autobusit të një ekipi të futbollit, ka qenë i përfshirë në sulm.

    Prokurorët thanë se 26-vjeçari dyshohet se është anëtar i grupit militant Shteti Islamik.

    Megjithatë, ata thanë se “deri më tash, hetimet nuk kanë dhënë prova se i dyshuari ka marrë pjesë në sulmin në Dortmund”, më 11 prill.

    Tri bomba kanë shpërthyer pranë autobusit të ekipit Borussia Dortmund, duke plagosur një lojtar dhe një polic.

    Prokurorët thanë se personi irakian dyshohet se i është bashkuar një dege të Shtetit Islamik në Irak më 2014 dhe se ka udhëhequr një njësi prej rreth dhjetë luftëtarësh, e përfshirë në përgatitjen e kidnapimeve, grabitjeve dhe vrasjeve.

    Ata i kërkuan gjykatës ta mbajnë në paraburgim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark