Sulmi në Ibër-Lepenc- Bajqinovci i kapet Lutfi Hazirit e Gazmend Muhaxherit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi në Ibër-Lepenc- Bajqinovci i kapet Lutfi Hazirit e Gazmend Muhaxherit

    Insajderi
    01 December 2024 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj dy nënkryetarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxherit dhe Lutfi Hazirit.

    Ai ka publikuar një fotografi të armëve të konfiskuara gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, duke theksuar se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e nënkryetarëve të LDK-së.

    Bajqinovci e ka quajtur të dështuar përpjekjen e tyre për të njollosur aksionet legjitime të shtetit për forcimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark