Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se SHBA e dënon sulmin në veri, teksa ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë.
Më tutje, Hovenier theksoi se SHBA po punon ngushtë me institucionet e vendit për të gjetur personat përgjegjës për këtë sulm të papranueshëm.
“Na ftoi Kurti në një takim për të na njoftuar për sulmin e së premtes në veri. Do t’i them disa gjera në emër të SHBA-së. E dënojmë sulmin në infrastrukturën kosovare që rrezikoi edhe furnizimi me ujë dhe energji elektrike, ne ofrojmë mbështetej që të arrestohen të gjithë të dyshuarit të gjithë përgjegjësit të vendosen para ligjit. Ne jemi këtu për të mbështetur popullin e Kosovës, vlerësojmë shumë mbështetjen që është bërë nga EULEX”, ka thënë Hovenier.
I pyetur se a mund të mbahet Serbia përgjegjëse për këtë sulm, ai ka thënë se është herët që të dihet saktë se kush ka pasur gisht në sulm.
“Nuk jemi ende në atë pikë që ta dimë se kush ka pasur gisht në sulm”, tha Hovenier