Sulmi në Londër, gjendet në lumë viktima e tetë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi në Londër, gjendet në lumë viktima e tetë

    Insajderi
    07 June 2017 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me gjetjen e një trupi të pajetë, i cili besohet t’i përkasë francezit Xavier Thomas, në ujërat e Tamizit, bilanci i vdekjeve nga sulmi i fundjavës në Londër shkon në 8. 45-vjeçari ishte shpallur i zhdukur pas ngjarjes që riktheu terrorin në kryeqytetin britanik.

    Në mesin e viktimave është edhe 21-vjeçarja Sara Zelenak, nga Brisbane i Australisë. Ajo punonte si dado në Londër dhe për herë të fundit ishte parë duke vrapuar gjatë sulmit me thika të 3 agresorëve, të ekzekutuar më pas nga policia.

    Kur ndodhi sulmi, Thomas kishte qenë duke shëtitur në “Urën e Londrës” me të dashurën Christine Delcros, e cila mbeti e plagosur rëndë. Duke folur nga shtëpia e saj në Bolonja të Italisë, e ëma e njërit prej atentatorëve, marokeno-italianit 22-vjeçar Youssef Zaghba, i tha BBC-së se beson që i biri është radikalizuar në Angli.

    Ajo rrëfen se Youssef ishte nën vëzhgim nga autoritetet italiane, të cilat e kishin vendosur emrin e tij në një listë personash të dyshuar, të ndarë edhe me vende të tjera, por britanikët nuk e kanë pasur të riun në vëmendje.

    Nëna ka dalë kundër të birit në deklaratat e dhëna edhe për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”.

    “I kuptoj shumë mirë imamët që refuzojnë mbajtjen e funeralit të tij”, thotë gruaja e identifikuar si Valeria, një katolike e konvertuar në fenë Islame në moshën 26 vjeç. “Kur fëmijët gabojnë, prindi gjithmonë kërkon një lloj faji te vetja”, thotë ajo. “Ne i kemi kontrolluar gjithmonë miqtë e tij dhe kujdeseshin që të mos shoqërohej me njerëz të gabuar, por kishte internetin, dhe aty ka nisur gjithçka”.

    Valeria kujton edhe sesi i biri grindej me të motrën për veshjen e saj perëndimore, ndërsa kërkonte “Islamin e pastër”, i cili sipas tij mund të përjetohej në Siri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark