Sulmi në Mançester: Policia nuk ndan informacione me SHBA-në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi në Mançester: Policia nuk ndan informacione me SHBA-në

    Insajderi
    25 May 2017 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia që po heton sulmin me bombë në Mançester ka ndaluar ndarjen e informacioneve me Shtetet e Bashkuara, pasi disa prej tyre kanë rrjedhur në mediat amerikane, raporton BBC.

    Zyrtarët britanikë kanë reaguar me zemërim pasi fotografitë nga pasojat e sulmit janë shfaqur në gazetën New York Times.

    Po ashtu emri i sulmuesit, Salman Abedi, ka rrjedhur në mediat amerikane vetëm pak orë pas sulmit, i cili ka lënë 22 persona të vrarë dhe 64 të plagosur.

    Kryeministrja britanike, Theresa May, do t’i ngrejë këto shqetësime me presidentin amerikan, Donald Trump, në takimin e sotëm në Bruksel.

    Policia e Mançesterit tha se shpreson të rifillojë marrëdhëniet normale të inteligjencës së shpejti, porse aktualisht është “e zemëruar”.

    Policia, e cila po udhëheq hetimet në terren, ia kalon infirmacionet Forcës Kombëtare Anti-Terrorizëm, e cila më pas i ndan me qeverinë dhe, në bazë të një marrëveshjeje për shkëmbim të informacionit, me SHBA-në, Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re.

    Tetë persona janë aktualisht në paraburgim, nën dyshimet se kanë lidhje me sulmin në Mançester./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark