Sulmi në Mançester, të paktën 12 persona konsiderohen të humbur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi në Mançester, të paktën 12 persona konsiderohen të humbur

    Insajderi
    23 May 2017 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë të paktën 12 persona të humbur pas atentatit në “Mançester Arena”. Mediat lokale kanë publikuar emrat e 8 prej tyre: bëhet fjalë për 17-vjeçaren Chloe Rutherford, 19-vjeçatin Liam Curry,  29-vjeçarin Martyn Hett, për skocezet Laura MacIntyre dhe Eilidh MacLeod, të Courtney Boyle e Philip Tron, e të 15-vjeçares Olivia Campbell.

    Prindërit janë në ankth për fatin e fëmijëve të tyre dhe kanë lëshuar apele të ndryshme në rrjetet sociale me hashtagun ‘#missinginManchester’ për të pasur lajme nga ata.

    Nëna e Olivia Campbell, Charlotte, ka treguar që vajza e saj ishte në koncert me mikun e saj Adam. Ky i fundit është gjetur në spital, por për Olivian nuk ka informacione.

    “herën e fundit që fola në telefon ishte ora 20:30. Ishte në koncert, më tha se ishte duke u zbavitur shumë dhe më falënderoi që e lashë të shkoja”. Pas pak ndodhi shpërthimi.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark