Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në mëngjes në qytetin e Pejës.
Mishtorja “Buquku” është sulmuar rreth orës 4. Persona të paidentifikuar kanë gjuajtur në xhamin e lokalit nga vetura dhe kanë ikur.
Pronari i mishtores, Jeton Buquku tha për Insajderin se nuk e dinë se kush i ka sulmuar.
“Te mishtorja ka ndodhë, tek dyert, vetëm xhami është shpuar në katër vende. Nuk e dimë kush e ka ba, për momentin policia këtu janë. Në lëvizje prej kerrit dikush ka gjujtë, rreth orës 04:20”, tha Jeton Buquku.