Prej 14 nëntorit të vitit të kaluar deri më 18 mars të këtij viti, marokeni ishte “njeriu më i kërkuar” në Evropë.
Sulmet e 13 nëntorit në Paris ku vdiqën 130 njerëz kishin një njeri si të dyshuarin kryesor për këto krime.
Ai ishte Salah Abdeslam, një burrë 26-vjeçar i lindur në Bruksel të Belgjikës nga një familje marokene. Ai kishte edhe 2 vëllezër të tjerë, prej të cilëve njëri mori pjesë në sulmet terroriste, duke kryer një mision vetëvrasës në lagjen Saint Denis afër një kafeneje në Paris.
Abdeslam dyshohej se në sulmin e 13 nëntorit kishte ndihmuar me logjistikën dhe mori me qira njërën nga makinat që u përdorën për të transmetuar sulmuesit në teatrin Bathaclan, ku ndodhi masakra.
Për sulmin e Parisit përgjegjësinë e mori grupi islamik ISIS, sipas të cilëve sulmi ishte kryer nga tetë persona. Por, Policia Franceze tha se shtatë terrorist kishin vdekur, një ishte qëlluar nga policia dhe 10 të tjerë janë vetëvrarë në sulm kamikaz.
Pas këtij sulmi Abdeslam ishte i vetmi terrorist i cili u identifikua por arriti të arratisej nga Franca me destinacion Belgjikën.
Ai kishte thirrur disa shokë të tij ta merrnin nga Parisi dhe e dërguan në Belgjikë, kufirin e së cilit shtet Abdeslam e kaloi me kartën e tij të identitetit, por që atëherë ishte në arrati.
Laeken, një qytet i vogël në afërsi të Brukselit ishte vendi ku ai u fsheh prej 14 nëntorit deri më 4 dhjetor, duke u larguar në momentet e fundit para se policia të fillonte bastisjen në qytet.
Policia belge gjeti një jelek me eksploziv dhe gjurmët e gishtërinjve të Abdeslamit.
Familja e tij gjatë kësaj kohe nuk ishte në dijeni se ku Abdeslam qëndronte, por nëpërmes shtypit ata kërkuan nga ai që të dorëzohej në polici.
“Më parë do doja ta shihja vëllain tim në burg sesa në varrezë. Gjëja më e mirë për të do të ishte që t’i dorëzohej autoriteteve dhe më pas do të qartësonin se çfarë ndodhi saktësisht”, deklaroi vëllai i tij Mohammed Abdeslam, për transmetuesin belg RTBF, gjatë muajit shkurt.
Që nga 4 dhjetori nuk dihej vendndodhja e Abdeslamit, deri më 18 mars kur autoritetet belge gjetën shtëpinë ku fshihej Abeslam, në Molenbek në afërsi të Brukselit, ku gjetën gjurmët e gishtërinjve të të dyshuarit për sulmet e Parisit.
Abdeslam u zu në rrugët e Brukselit, mes të shtënave me armë pas një operacioni të Policisë belge.
Abdeslam do të mbahet mend përgjithmonë si njeriu që ndihmoi në makrën më të madhe të dekadës së fundit në Evropën Perëndimore. /Insajderi.com