Sulmi në posten e Zveçanit- Posta e Kosovës ka  një njoftim të rëndësishëm për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi në posten e Zveçanit- Posta e Kosovës ka  një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

    Insajderi
    01 April 2025 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Posta e Kosovës ka dënuar sulmin me granatë dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan, shkruan Insajderi.

    Në reagimin e tyre, kërkojnë që autoret e këtij “akti kriminal” të  identifikohen dhe të dalin para drejtësisë.

    “Posta e Kosovës Sh.A. dënon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.Ky sulm nuk na zmbrapsë në përkushtimin tonë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të zgjeruar prezencën postare në të gjithë vendin”, thuhet në reagim.

    Posta ka njoftuar qytetarët se në këtë qytet vazhdon të jetë funksionale edhe zyra postare Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark