Sulmi në shkollën Bosnjës: Plagoset djali i ish-deputetit boshnjak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi në shkollën Bosnjës: Plagoset djali i ish-deputetit boshnjak

    Insajderi
    14 June 2023 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm pak para orës 9:00 në Lukavac afër Tuzllës, është qëlluar me armë zjarri djali i Ismet Osmanoviqit, ish-deputet i SDA-së në Parlamentin e BiH-së. Siç ka bërë të ditur portali “Dnveni Avaz”, bëhet fjalë për Nedimo Osmanovic i cili aktualisht ndodhet në QKUK Tuzla dhe i është nënshtruar një operacioni.

    Ai ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e qafës.

    Pamjet nga arrestimi mund t’i shihni duke klikuar KËTU

    Sulmi ndodhi nga një ish-nxënës është transferuar nga shkolla për sjellje të pahijshme, i cili mëngjesin e sotëm ka shkuar me armë në shkollë dhe ka kërkuar një punonjës.

    Ai ka gjuajtur disa plumba në drejtim të tij. Sulmuesi është arrestuar.

    “Qendra Operative e MPB-së, TK është njoftuar nga Stacioni Policor kujdestar në Lukavc se pak para orës 09:00 në shkollën fillore “Lukavac Grad” ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe se zyrtarë policorë dhe punonjës të Në vendin e ngjarjes janë nisur Qendra Shëndetësore e Lukavacit. Për momentin nuk kemi informata tjera” – ka thënë më herët për portalin “Avaza” zëdhënësja e TK të MPB-së, Adnana Spreçiq.

    Kryetari i Komunës së Lukavacit, Edin Deliq, ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm në Facebook, por edhe në portalin “Avaza”, ku ka theksuar se autori është i mitur.

    “Ekipet e Kryqit të Kuq, ndihmë mjekësore, ndihma psikiatrike janë në terren, aty është edhe kryeministri, së shpejti do të vijë ministri”, tha Deliq mëngjesin e sotëm për portalin “Avaza”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark