Sulmi në spitalin Al Shifa në Gaza, raportohet për 50 viktima – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi në spitalin Al Shifa në Gaza, raportohet për 50 viktima

    Insajderi
    03 November 2023 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetëra palestinezë u vranë ose u plagosën sot kur Izraeli shënjestroi një autokolonë me ambulanca që po dilte nga spitali Al Shifa në qytetin e Gazës, njoftoi TV Al-Aqsa, e lidhur me Hamasin, duke cituar ministrinë lokale të shëndetësisë.

    Sky news raporton se ka parë një video të një ambulance të dëmtuar dhe të plagosur rëndë dhe njerëz të vdekur jashtë spitalit al Shifa në Gazën veriore.

    Kjo pason pretendimet e ministrisë së shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, se dhjetëra janë vrarë dhe plagosur në shënjestrimin e një autokolone ambulancash që transportonte të plagosurit rëndë në Gaza.

    IDF tha se po shqyrton raportimet.

    Sky News ka folur me një mjek në spitalin Shifa, i cili tha se janë konfirmuar deri në 50 viktima.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark