Sulmi në spitalin e Gazës, mblidhet sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi në spitalin e Gazës, mblidhet sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së

    Insajderi
    18 October 2023 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim të mërkurën në orën 16:00  mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë  shpërthimin në një spital të Gazës.

    Në takim pritet të flasin si zyrtarë izraelitë ashtu edhe palestinezë, i cili u kërkua nga Rusi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Shpërthimi në spitalin e Gazës pritet të jetë tema kryesore e takimit.

    Zyrtarët palestinezë kanë fajësuar Izraelin për shpërthimin në spital, ndërsa zyrtarët izraelitë thonë se shpërthimi ndodhi si pasojë e raketës së lëshuar nga Xhihadi Islamik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark