Sulmi në Top Channel, ja çka deklaroi eksperti i sigurisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Sulmi në Top Channel, ja çka deklaroi eksperti i sigurisë

    Insajderi
    29 March 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ka komentuar sulmin me kallashnikov ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

    Ai tha se plumbi që ka qëlluar rojën e sigurisë nuk ka qenë rikoshetm ashtu sikur se është thënë deri më tani.

    “Plumbi i parafundit ka qenë shpuzë, pra nuk ka qenë rikoshet, ka qenë shpuzë dhe ai ka vajtur drejtpërdrejt, ka bërë shpimin e tubit, ka shpuar drejtpërdrejt kabinën, jo xhamin, pjesën e poshtme dhe ka përshkuar trupin e punonjësit të shërbimit, ka dëmtuar pjesën e mbrapsme dhe aty ka ndaluar, aty ka fjetur plumbi”, tha eksperti.

    Gjithashtu eksperti tha se Pal Kola nuk ka qenë objektivi i sulmit.

    “Unë mendoj që është aksidentale, nuk ka qenë objektiv punonjësi i shërbimit. Unë kam qenë në vendin e ngjarjes, kam pasur mundësi ta shikoj me shumë vëmendje dhe përdorimi i armës apo qëllimi me kallashnikovë ka ndodhur, ju keni një perimetër në atë strukturë e cila ka dy porta hyrëse, porta e parë, ku ka dhe një stacion më të përqendruar të kamerave dhe punonjësve të shërbimit që është porta kryesore dhe porta e dytë ku hyjnë mjetet. Meqenëse në portën e parë keni telekamerat të cilët kontrollojnë dhe regjimin e hyrjes dhe daljes dhe rrugën, atëherë mesa duket atentatorët nuk kanë qëlluar në këtë moment, por qëllojnë mbasi i kalojnë kamerat. Kanë përdorur armën duke qëlluar strukturën, pra katin e dytë deri në lartësinë e katit të tretë, arma ka krijuar një sinusoid, pra ajo që hekurat shpues dhe pjesa e strukturës sipër ka një sinusoid dhe ndërprerja e qitjes vjen pikërisht në momentin që vjen afër portës fundore. Nëse do të kishte objekt punonjësin e shërbimit, ai ishte në vendim me sheshpamjen më të pastër dhe më të dukshme për të qëlluar në vijë të drejtë punonjësin e shërbimit. Por pikërisht aty në ato moment është ndërprerë.”, u shpreh eksperti Fatjon Softa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark