Sulmi terrorist në 'Ibër-Lepenc"- Haradinaj falënderon Policinë, FSK-në, AKI-në dhe njësitet emergjente: S’ka kthim mbrapa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi terrorist në ‘Ibër-Lepenc”- Haradinaj falënderon Policinë, FSK-në, AKI-në dhe njësitet emergjente: S’ka kthim mbrapa

    Insajderi
    01 December 2024 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka falenderuar pjesëtarët e sigurisë si ushtarët, policët, si dhe agjentët e AKI-së për punën e shkëlqyer që tha se po e bëjnë në mbrojtje të Kosovës.

    Haradinaj tha përmes një video-mesazhi se angazhimi i të gjitha njësive emergjente dëshmon se Kosova është vend i sigurt.

    “Të gjitha njësitet emergjente në Republikën e Kosovës, dëshiroj t’iu falenderojë përzemërsisht për angazhimin tuaj në temperatura të ulta. Vetëm ky angazhim i juaji dëshmon qartë se Kosova është shtet i sigurt bashkë me aleatët e saj dhe sado që të tjerët tentojnë ta cenojnë nuk ka kthim mbrapa. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe krah aleatëve të saj përjetësisht”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark