Sulmi terrorist në Moskë, publikohen fotografitë e katër të arrestuarve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi terrorist në Moskë, publikohen fotografitë e katër të arrestuarve

    Insajderi
    25 March 2024 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër të arrestuarit, të dyshuar për sulmin të së premtes në një sallë koncertesh në Moskë, janë lënë në paraburgim për të paktën dy muaj. Dalerdzhon Barotovich Mirzoyev, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov akuzohen për akte terrorizmi.

    Gjykata tha në një deklaratë se Mirzoyev, një shtetas i Taxhikistanit dhe Rachabalizoda, kombësia e të cilit nuk është bërë e ditur, kanë pranuar fajin. Të katër do të mbahen në paraburgim deri të paktën më 22 maj, shtoi gjykata.

    Shteti Islamik ka marrë përgjegjësine e sulmit të së premtes në Crocus City Hall dhe ka postuar video nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët rusë kanë pretenduar, pa prova, përfshirje të Ukrainës. Por Kievi thotë se pretendimi është “absurd”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark