Moska zyrtare ka paralajmëruar se sulmi në Belgorod nga Ukraina, ku mbetën të vrarë 14 persona, mes tyre edhe dy fëmijë, nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme ruse Maria Zakharova njoftoi se Rusia ka bërë thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas sulmit në Belgorod.
“Sulmi terrorist në Belgorod do të jetë në fokus të tryezës së punës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.
Sulmet e sotme në Belgorod janë një ndër sulmet më vdekjeprurëse brenda Rusisë, prej kur filloi lufta në Ukrainë.
BBC raporton se sulme të tilla ndaj Rusisë nuk janë të rralla, megjithatë nuk kanë qenë kaq vdekjeprurëse.