Gjithçka kishte filluar në një lokal të qytezës Lichtenberg, kur rreth orës 17:30, katër persona ishin takuar në një kafene në Lichtenburg, derisa pas një diskutimi njëri prej tyre e kishte lëshuar lokalin dhe ishte rikthyer më vonë me katër burra të tjerë, njofton Bz-Berlin.de.
Siç shkruajnë mediet gjermane, katër personat e ardhur në lokal i kishin sulmuar tre shqiptarët, të cilët ishin brenda lokalit.
Dy prej tre viktimave janë dërguar në spital si pasojë e lëndimeve të rënda që kishin pësuar në kokë. Viktima e tretë kishte lëndime më të lehta dhe ka refuzuar të merrte trajtim mjekësor, njofton Insajderi.
Siç ka njoftuar sot policia gjermane, personat që kanë sulmuar shqiptarët nuk janë identifikuar ende. /Insajderi.com