Sulmohen dy gazeta turke në Stamboll (Video) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmohen dy gazeta turke në Stamboll (Video)

    Insajderi
    11 February 2016 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë mëngjesit të sotshëm janë sulmuar degët në Stamboll të gazetave “Yeni Shafak” dhe “Yeni Akit”.

    Sipas raportimeve të para nga mediat lokale dhe nga autoritetet atje thuhet se redaksitë janë sulmuar me armë dhe me koktej molotovi.

    Për më tepër raportohet se të dy sulmet kanë ndodhur në të njëjtën kohë gjë që ka shtyrë të mendohet se sulmi ka qenë i organizuar, shkruajnë mediat turke, raporton Insajderi.

    Sipas informacioneve që vijnë nga atje, në objektin e gazetës “Yeni Shafak” kishin dalë pesë persona të maskuar duke mbajtur në duar koktej molotovi dhe duke i gjuajtur ato në hyrjen e objektit. Në të njëjtën kohë në ndërtesën e gazetës është shtënë me armë zjarri. Me të parë forcat e sigurimit, të dyshuarit janë larguar në drejtim të Aksaraj dhe Otogarit ( Stacionit Kryesor të Autobusëve).

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë policët edhe ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve derisa është gjetur një çantë e dyshuar me koktej molotovi dhe një çakmak që u ka rënë të dyshuarve.

    Në të njëjtën kohë ka ndodhur edhe sulmi ndaj gazetës Yeni Akit, në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën instancë. Disa persona të maskuar kanë shkuar në parkingun e objektit dhe kanë gjuajtur koktej molotovi drejt veturave që ishin të parkuara aty. Ata nuk janë mjaftuar me kaq dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të ndërtesës së gazetës, raporton Insajderi

    Edhe më tutje po vazhdojnë masat e shtuara të sigurisë në të dyja zonat ku gjenden redaksitë e të dyja gazetave. Ndërkaq, raportohet se ka nisur operacioni për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./Insajderi.com

    https://www.youtube.com/watch?v=Nsi45gVm7EU


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark