Dy persona të nacionaliteti shqiptar janë sulmuar fizikisht nga një grup serbësh në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 derisa dy të rinjtë po shëtisnin në qendër të Mitrovicës Veriore.
Rastin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën Veriore. Ai ka thënë se dy shqiptarët kanë qenë duke u shëtitur para se të sulmoheshin.
“Dy shqiptarë kanë qenë duke u shëtitur dhe të njëjtit janë sulmuar nga një grup serbësh. Ata kanë pësuar lëndime të lehta, por nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri. Motivet e sulmit nuk dihen, por sipas deklaruesve ata u sulmuan të nxitur nga urrejtja kundër shqiptarëve”, ka thënë Hoti, për Klan Kosovën.
Deri më tani ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast.