Sulmohen dy vetura në Zveçan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmohen dy vetura në Zveçan

    Insajderi
    07 June 2023 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka raportuar se janë sulmuar dy vetura në Zveçan gjatë 24 orëve të fundit.

    Të hënën, rreth orës 10:00, një person ka raportuar se dy grupe personash të panjohur, disa prej tyre me maska, i kanë sulmuar me mjete të forta veturën dhe ia kanë dëmtuar atë.

    “Zveçan 06.06.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy grupe personash të panjohur, prej tyre disa me maska, e kanë sulmuar me mjete të forta duke i dëmtuar veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

    Ndërkohë një sulm është raportuar edhe rreth orës 23:30. Dy persona kanë raportuar se vetura u është sulmuara me shkopinj bejzbolli, me shufra metalike e me gurë.

    “Zveçan 06.06.2023 – 23:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me shkopin bejspolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë. Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    08 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark