Sulmohen me mesazhe pro ISIS faqet e qeverisë në Ohajo – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmohen me mesazhe pro ISIS faqet e qeverisë në Ohajo

    Insajderi
    26 June 2017 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një numër i faqeve të qeverisë në shtetin amerikan të Ohajos, duke përfshirë edhe atë të Guvernatorit John Kasich, janë sulmuar në të cilat është shfaqur një mesazh pro ISIS.

    Në mesazh thuhej se Presidenti Donald Trump do të mbajë përgjegjësi për “çdo gjak që rrjedh në vendet myslimane”. Mesazhi përfundonte me ‘ E dua Shtetin Islamik”.

    Hakimi është kryer nga një grup që e quan veten Team System DZ.

    Mesazhi në sulmin kibernetik përmbante një simbol arab dhe ishte shkruar kryesisht në të zezë dhe të bardhë, duke përdorur flamurin e të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

    Mesazhi në faqen e guvernatorit Kasich bënte thirrje islame për namaz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark