Sulmohen punëtorët e KEDS-it dhe Policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohen punëtorët e KEDS-it dhe Policisë

    Insajderi
    26 March 2016 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në fshatin Bajskë të Vushtrrisë, pasi ka tentuar t’i sulmojë punëtorët e KEDS-it, njofton Policia e Kosovës.

    Punëtorët e KEDS-it ishin duke bërë ç’kyqje nga rrjeti elektrik në momentin e sulmit. Ndërkohë gjatë intervenimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari po ashtu ka sulmuar edhe një zyrtar policor i cili ishte ne detyrë.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 23 persona./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark