Sulmohen tre zyrtarë policorë në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohen tre zyrtarë policorë në veri

    Insajderi
    09 December 2024 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka bërë të ditur se tre zyrtarë policorë që kanë qenë duke qëndruar në pikë statike në Mitrovicën Veriore, janë sulmuar nga persona të panjohur.

    PK-ja ka shtuar edhe se, personat e panjohur kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi në drejtim të policëve.

    ‘‘SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

    Mitrovicë Veri / 09.12.2024 – 00:30. Raportohet se gjatë qëndrimin në pikë statike ndaj tre zyrtarë policorë, persona të pa njohur,  nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante’’, ka njoftuar Policia në raportin e saj. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark