Sulmohen tri barnatore në Suharekë, farmacistët ftohen për kujdes gjatë festave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmohen tri barnatore në Suharekë, farmacistët ftohen për kujdes gjatë festave

    Insajderi
    26 December 2021 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri barnatore në Suharekë kanë qenë cak i vjedhjeve brenda një nate.

    Për këtë, kanë reaguar Oda e Farmacistëve të Kosovës, ku thanë se këto raste po shihen si të sinkronizuara, teksa veprën e konsideruan të papranueshme.

    “Oda e Farmacistëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për thyerjen dhe vjedhjen e tri barnatoreve në Suharekë. Rasti ka ndodhur brenda një nate dhe shihet si një rast i sinkronizuar i sulmit ndaj barnatoreve Wit pen, Vjosa pharm dhe Green pharmacy”, thuhet në reagimin e tyre.

    Tutje, ata ftuan të gjithë farmacistët që të kenë kujdes në prag të festave të fundvitit, teksa ftuan organët që të marrin masat e duhura.

    “Shpresojmë dhe besojmë se organet kompetente do të marrin të gjitha masat e duhura që keqbërësit të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë, ndërkohë ftojmë të gjithë farmacistët të kenë kujdes në këto ditë feste dhe të marrin masa mbrojtëse ndaj sulmeve eventuale”, thuhet në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark