Sulmohet 10-vjeçari nga qentë endacak në Prishtinë- Flet nëna e tij: Ishte duke shkuar në shkollë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet 10-vjeçari nga qentë endacak në Prishtinë- Flet nëna e tij: Ishte duke shkuar në shkollë

    Insajderi
    10 March 2025 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premtën e javës së kaluar, një fëmijë i moshës 10 vjeçare është sulmuar nga një tufë e qenve endacak në kryeqytete.

    Nxënësi është sulmuar në afërsi të shkollës fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali” në kryeqytet derisa ishte duke shkuar në shkollë.

    Ai ka marrë lëndime në këmbë dhe si pasojë e kafshimit nga qentë është dashur t’i qepen dy pjesë të këmbës.

    Kështu ka thënë për Gazetën Insajderi, nëna e nxënësit, Emsale Hakaj.

    Djali është sulmu nga qentë endacak në Prishtinë rreth orës 07:30 derisa ishte duke shkuar në shkollë. Ai është kafshu dy herë në këmbë dhe ka marrë trajtim mjekësorë. Për momentin gjendja e tij është stabile por që ka pësuar trauma të rënda”, tha ajo për Insajderin.

    Aktualisht gjendja e fëmijës është stabile dhe po mjekohet në shtëpi.

    Insajderi sjell pamje nga lëndimet që ka marrë në këmbrë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark