Sulmohet 40 vjeçarja në Fushë Kosovë, një burrë i shkon në banesë dhe e kërcënon me publikimin e një video - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet 40 vjeçarja në Fushë Kosovë, një burrë i shkon në banesë dhe e kërcënon me publikimin e një video

    Insajderi
    28 May 2024 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 40-vjeçare nga Fushë Kosova është sulmuar nga një person i cili i kishte shkuar në banesë pak para mesnatë, të hënën.

    I dyshuari i kishte shkuar viktimës te banesa ku jeton dhe fillimisht kanë pasur një konflikt verbal.

    Më pas, i dyshuari ka vazhduar me ofendime e kërcënime për publikimin e disa videove që pretendon se i posedon, duke i shkaktuar shqetësim e frikë viktimës.

    Për të mos mbaruar me kaq, të njëjtat burime të Sinjalit thonë se i dyshuari ka eskaluar në sulm, duke e goditur viktimën me grushte e shqelma.

    Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj, 40-vjeçarja ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

    Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit në drejtim të veprave “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Shtrëngim”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark