Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguan ndaj sulmit në Serbi që i është bërë një autobusi me udhëtarë nga Kosova.
“Fuqimisht dënojnë sulmet vandale ndaj qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi|, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.
“Këto sulme janë duke u bërë sistematike dhe askush nuk ndëshkohet”, ka shtuar ministri Hoxhaj.
Raportohet se është sulmuar në Serbi një autobus me udhëtarë nga Kosova, duke ia dëmtuar xhamat e autobusit. Nuk raportohet për të lënduar.