Sulmohet baza ushtarake e forcave amerikane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Sulmohet baza ushtarake e forcave amerikane

    Insajderi
    08 April 2022 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Irak, u krye një sulm i njëkohshëm me raketë dhe me një mjet ajror pa pilot kundër bazës ajrore ushtarake Ayn al-Asad, ku ndodhen forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Insajderi.

    Sipas lajmeve të shtypit irakian, bazuar në burimet e sigurisë, një sulm i njëkohshëm me raketë dhe me një mjet ajror pa pilot është kryer në bazën ajrore ushtarake Ayn al-Assad, ku ndodhen forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga SHBA.

    Bëhet e ditur se sistemi i mbrojtjes ajrore në bazën ushtarake rrëzoi 2 dronë dhe 2 raketa të lëshuara, të cilat u neutralizuan në ajër.

    Ndërkohë që nuk ka ende informacione se nga ku ka është bërë sulmi, bëhet e ditur se është vërejtur se forcat e sigurisë kanë nisur punën në rajon./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark