Sulmohet brutalisht me thikë kosovari në Mynih - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmohet brutalisht me thikë kosovari në Mynih

    Insajderi
    18 May 2022 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë nga Kosova, 33 vjeç, gjatë një ecejake në rrugët e Mynihut, papritur është sulmuar me thikë pas shpine, duke i sjellur një lëndim të fortë. Vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe një operacioni urgjent, ai shpëtoi nga vdekja. Por akoma i pafuqishëm për t’u marrë në pyetje, shkruan sz.de.

    Për policinë gjermane, është akoma tërësisht e paqartë sulmi ndaj 33 vjeçarit shqiptar të hënën mbrëma në Oberföhring të Mynihut.

    Policia gjermane kërkon dëshmitarë në numrin e telefonit 089/29100, në rast se dinë ose kanë parë diçka nga ngjarja e të hënës mbrëma.

    Viktima është i njohur për delikte të kaluara nga policia.

    Këto raste të sulmeve po shtohen në Gjermani, duke sjellur shqetësim për organet e sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark