Vëllai i gjyqtares Natasha Mulaj, Admir Mulaj, është plagosur me thikë rreth një javë më parë në Farkë.
Burime të Top Channel, thonë se Mulaj, kishte dal në Farkë pranë liqenit për të parë një pronë të tijën, por është përballur me dy persona të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të gjyqtares ndërsa më pas, njeri prej tyre e ka qëlluar me thikë.
Ai është dërguar në spital, ku më pas është marrë në pyetje nga komisariati numër 1. Ai ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë, duke thënë se nuk i njihte personat me të cilët ishte konfliktuar fizikisht.