Sulmohet faqja e Komisionit të Pavarur të Mediave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet faqja e Komisionit të Pavarur të Mediave

    Insajderi
    20 January 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni i Pavarur i Mediave njofton publikun se dje (19 janar 2022) sistemi i KPM-së është goditur nga një sulm kibernetik dhe aktualisht është jashtë funksionit, duke përfshi këtu edhe emailat zyrtar.

    “Në lidhje me rastin janë njoftuar institucionet relevante dhe se është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi, për çka do të informojmë me kohë publikun”, thuhet në komunikatë.

    “Komunikimi ynë me mediat dhe publikun do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: [email protected] , deri në kthimin e sigurt të adresës zyrtare të KPM-së. Prandaj referuar gjendjes aktuale, për të shmangur çdo mungesë eventuale komunikimi, ju lutem që të gjitha komunikimet elektronike të dërgohen në adresën e lartcekur”, përfundon komunikata..


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark