Avokati Azem Vllasi është sulmuar me armë zjarri dhe duhet se është plagosur në mëngjesin e ditës së sotme.
Burime të Insajderit kanë bërë të ditur se ai ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është marrë nga ndihma e shpejt për trajtim mjekësor.
Aty janë janë edhe ekipi i forenzikës.
“Rreth orës 8 të mëngjesit, në rrugën Hajdar Dushi ka pasur të shtëna me armë zjarri. Një person është plagosur dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Insajderrin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës./Insjaderi.com