Një rrahje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme të dielën në Ferizaj.
Një burrë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj pas një konflikti verbal.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët gjenden në kërkim policor.
Raporti i plotë
“Ferizaj 30.07.2023-22:45. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri prej tyre është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët gjenden në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”.