Janë arrestuar dy person në Vushtrri, pasi të njëjtit, i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.
Ndërkaq, njërin nga zyrtarët policor është sulmuar fizikisht, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në veturë duke mos i respektuar urdhrat i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.