Një zyrtar policor në Han të Elezit është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore si pasojë e një sulmi fizik të një personi.
Ngjarja ka ndodhur kur dy të dyshuar meshkuj kanë shpërfillur urdhrat e policit në pikën kufitare për tu ndalur, dhe me një kampionet kanë vazhduar duke rrezikuar zyrtarët policor.
Më pastaj, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar edhe fizikisht një polic.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjithsej 27 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale./Insajderi.com