Sulmohet infermieri i Spitalit të Pejës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmohet infermieri i Spitalit të Pejës

    Insajderi
    30 July 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spitali i Pejës, ka njoftuar se është sulmuar infermieri i këtij institucioni gjatë ditës së sotme.

    Në njoftimin që është lëshuar, është thënë se infermieri është sulmuar në vendin e tij të punës.

    Ata kanë thënë që në këtë kohë me fluks të pacientëve kërkojnë përkrahje dhe mbështetje të qytetarëve dhe jo akte të tilla.

    “Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor”, thuhet në njoftim.

    “Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur NE me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohe e sulmet fizike”.

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka thënë se kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos përsëriten.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark