Sulmohet konsullata turke në Cyrih – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmohet konsullata turke në Cyrih

    Insajderi
    02 May 2017 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Persona të maskuar kanë sulmuar me ngjyrë konsullatën e Republikës së Turqisë në Cyrih të Zvicrës, ndërsa në objektin e stacionit të autobusëve në afërsi të konsullatës kishin shkruar “Kill Erdogan”, Vriteni Erdoganin.

    Konsullja turke Asiye Nurcan Ipekci ka deklaruar për Anadollu Agensy se sulmi ka ndodhur në orët e mbrëmshme dhe se menjëherë është informuar policia.

    Sipas fjalëve të saj, sulmin e kanë kryer rreth 60 persona të cilët kishin pasur në kokë helmeta skiatorësh.

    Ajo shtoi se policia ka marrë masat e nevojshme dhe se po bashkëpunojnë me ata.

    “Tani situata është nën kontroll. Nuk ka asnjë arsye për frikë. Ngjyrat që janë hedhur në ndërtesën janë hequr”, ka thënë Ipekci për të shtuar se janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se brenda kohës së sulmit në ndërtesë ka qenë i pranishëm vetëm sigurimi.

    Sulmi i kryer të hënën rikujtoi ngjarjet e 25 marsit në Bernë, kur përkrahësit e organizatës terroriste PKK në tubimin kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi shpalosën flamurin në të cilin ishte shkruar një mesazh i ngjashëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark