Mbrëmjen e së hënes është sulmuar familja e Naser Pajazitajt me armë zjarri pak ditë pasi është shpallur i pafajshëm dhe liruar nga burgu me vendim të Gjykatës Supreme.
Lajmin e ka konfirmuar vetë avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri dhe ka thëne që nuk kanë ende të dyshuar.
“Te dyshuar nuk kemi, por besoj qe lidhet me rastin e fundit”, tha ai për Insajderin
Ndërkohë që Tahiri ka treguar edhe përmes një statusi në Facebook se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.
“Mbrëmë familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri rreth orës 02:00 të mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij. Lusim organet e drejtësisë, perkatësisht Policinë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë që sa më parë të zbulohet ky rast dhe personat që kanë kryer këtë vepër të marrin dënimin e merituar”.