Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Polici se gjatë kohës sa ishte duke vozitur, tre persona e kanë sulmuar me armë zjarri.
Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja.
“Prishtinë 26.06.2024-19:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.