Sulmohet me armë zjarri pronari i një biznesi në Pejë- Prokuroria e cilëson si ‘Vrasje në tentativë’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet me armë zjarri pronari i një biznesi në Pejë- Prokuroria e cilëson si ‘Vrasje në tentativë’

    Insajderi
    04 April 2024 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Pejës janë tronditur mbrëmë në orën e hershme të mëngjesit nga të shtënat me armë zjarri.

    Dyshimet e para janë se një person, pronar i një biznesi është sulmuar me armë zjarri derisa ishte në veturën e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Insajderi mëson se viktima është Edison Lajqi, pronar i një “Rent a car”

    Prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë”.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Insajderin se janë duke bërë punë intensive për kapjen e personave të dyshuar.

    “Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale”, ka thënë Nikçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark