Një sulm dyshohet të ketë ndodhur dje gjatë ditës në Mitrovicë të Veriut ku një person është sulmuar me një shishe qelqi.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ankuesi kishte raportuar se një person i dyshuar, i panjohur i cili dukej në gjendje të dehur e ka gjuajtur me një shishe qelqi, por nuk ka arritur ta qëllojë.
Derisa në lidhje me rastin në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.
Njoftimi i plotë:
Mitrovicë Veri / 06.01.2024 – 14:32. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se një person i dyshuar, i panjohur i cili dukej në gjendje të dehur e ka gjuajtur me një shishe qelqi, por nuk ka arritur ta qëllojë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.