Sulmohet me thikë një i burgosur në Dubravë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet me thikë një i burgosur në Dubravë

    Insajderi
    20 February 2025 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën rreth orës 13:15, një person është sulmuar me thikë në Dubravë.

    Sipas njoftimit të policisë, ky incident ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të dy personave.

    Ndërsa bëhet e ditur se viktima është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

    “Dubravë / 19.02.2025-13:15. Pas një mosmarrëveshjeje në mes dy meshkujve kosovarë, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin rajonal Pejë. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark