Një mjek është sulmuar fizikisht nga dy persona në Gjilan, duke i shkaktuar lëndime, për shkak të dyshimit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Polica ka arrestuar dy personat e dyshuar, si dhe mjekun, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Mjeku po ashtu ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Idrizi”.